8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haxhi Avdyli: ‘Qeveria Muja’ po përdhos Prizrenin

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka akuzuar pushtetin lokal për keqqeverisje. Sipas tij, “Qeveria Muja” po përdhos vlerat e qytetit të Prizrenit.

Avdyli, konsideron se kryetari i Prizrenit Ramadan Muja po e mban peng qytetin ku së bashku me drejtorët e tij, shumica të hetuar edhe të dënuar, sipas tij, asnjeherë nuk treguan interesim për qeverisje të mirë e me duar të pastra.

“Kjo çka po i ndodh qyteti tonë, këtij qyteti antik, kulturor e turistik, më nuk ka kuptim. Nuk më le ndërgjegjja të rri i heshtur karshi gjithë kësaj çfarë po ndodh, si kryetar i LDK-së në Prizren, partisë më të madhe opozitare por edhe si një qytetar i thjeshtë”, ka shkruar Avdyli në llogarin e tij në Facebook.

“Të nderuar qytetar, kjo çka po ndodh me qytetin tonë e ka emrin përdhosje e vlerave dhe nënqmim i ndërgjegjjes qytetare. Ne nuk e meritojmë dhe nuk ia kemi borgj askujt të degjenerohemi në këtë nivel. Ne po qeverisemi nga një qeverisje e cila ja ka humbur vlerën këtij qyteti, me një kryetar të dënuar me vendim i cili vazhdon ti përdhos ato vendime gjyqësor por edhe besimin e mijëra qytetarëve. Ai po e mban peng qytetin ku së bashku me drejtorët e tij shumica të hetuar edhe të dënuar që asnjeherë streguan interesim për qeverisje të mirë e me duar të pastra”.

“Ata cdo ditë e më shumë po vazhdojnë të shkatërrojnë qytetin, me ndërtime të egra, gjelbërimin po betonizojnë, po degradojnë Arsimin me afera , po dëmtojnë kulturën e trashëguar nga të parët tanë . Ata me shumë janë bërë problemi sesa zgjidhës të problemeve. Skandalet e ditura por tash te hetuara në arsim ku njerëz pa diploma , familjarë e militant partiak punësohen derisa mijëra intelektual të mirëfilltë sillen rrugëve po i jep vulën e zezë kësaj qeverie komunale. Tashmë së fundmi me hetimet e paralajmëruara nga Kryeprokurori i Prizrenit për Drejtorinë e Urbanizmit dhe Inspektoriatit, po del qe po kjo qeverisje ka degraduar dhe po shkatërron edhe qendren historike dhe trashëgemin kulturore. Unë personalisht por edhe cdo zyrtar e aktivist i Ldk-së siq ka vepruar edhe më parë nuk mund dhe nuk do të rrimë asnjeherë indiferent para kësaj katrahure. Javën tjetër është marrë iniciativë e përbashkët e partive opozitare për të diskutuar keto cështje ku do dënohen këto veprime të turpshme të zyrtarëve komunal në institucionin e vetëm multipartiak në asamble e qytetit. Por si duket këto dënime e diskutime formale më spo qojnë peshë dhe po hasin në vesh të shurdhër. Sepse një fjalë urtë thotë që i laguri si mërzitet shiut”.

“Prandaj qytetarë të nderuar, ne nuk duhet të rrijmë të heshtur,ku do që jeni, të ngrisim zërin e mospajtimit , të guxojmë ti kundërshtojmë veprimet e paligjshme që po bëhen në emër tuaj pa dallim përkatësie partiake. Ne ishim e jemi qendër e civilizimit dhe kulturës kombëtare , nuk duhet të lejojmë që kjo garniturë politike e cila në ditët e numëruara të qeverisjes së tyre të shfrytëzoj rastin për përfitime personale, duke shfrytëzuar gjithçka: punësime partiake, ryshfet, korrupsion, ndërtime e mbindërtime, parkingje vend e pavend, etj”.

“Aferat dhe skandalet për këtë qeverisje nuk kanë të ndalur, kjo cka po i ndodh Prizrenit është e pa pranushme andaj gjithmonë ne si parti por edhe si qytetar,do ta ngrisim zërin, bashkë me ju për ta mbrojtë, qytetarin, historinë, kulturën, gjelbërimin, rrugët e bugjetin e qytetit tonë. Nëse zëri ynë i arsyes nuk do dëgjohet ,e injorohet ne bashkë me ju ,këtë zë do bëjmë edhe më të fuqishëm për të shpëtuar Prizrenin tonë nga njerëz të pandërgjegjshëm”, ka shkruar Avdyli. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren ngrenë shqetësime për ujësjellësin, energjinë dhe parkingjet

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit