Haziri: Jabllanovic të largohet, po i rrezikon edhe serbët

LutfiHaziri5-30Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ministri Aleksandër Jabllanovic, nga ministër për kthim duhet të bëhet ministër për largim.

Ai ka thënë se ministri Jabllanovic duhet të largohet, sepse po e rrezikon edhe popullin e tij.

Ndërkaq, shkruan ai, me deklaratat e tij, Jabllanovic e ka varrosur veten politikisht.

Mesazhi i plotë i publikuar në Facebook:

Nga ministër për kthim, bëhet ministër për largim!

Deklarata e ministrit Jabllanovic është e zeza e vetvetes, ngase me atë deklaratë, ai pos që ka prekur ndjenjat e nënave shqiptare, i ka qitë hije t’keqe vetes, kurse dëme i ka shkaktuar edhe popullit të tij. Në vend se të jetë njëmend ministër për kthim, ai jo që po i kthen ata, por po largon, e po e rrezikon qenien e popullit të tij. Mirëpo, shoqëria e jonë nuk duhet të bie pre e deklaratave të pamatura të kujtdo qoftë, e as të personit në fjalë. Nuk bëhet fjalë këtu për shkarkim, por ka ardhur koha që politikanët të reflektojnë dhe Jabllanovic të largohet sepse, përfundimisht, e ka varrosur veten politikisht!

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Lajmet e Fundit