Jabllanoviq pritet të japë dorëheqje

Jabllanoviq15Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq pritet të japë dorëheqje.

Këtë e ka konfirmuar një burim i KTV-së brenda kabinetit qeveritar. Sipas tij, Jabllanoviq pritet të dorëhiqet pasi këtë ia kanë kërkuar tash e disa ditë partnerët e koalicionit, Mustafa dhe Thaçi.

Shtytës për këtë dorëheqje sipas burimeve, është edhe presioni ndërkombëtar i cili kërkon stabilitet me çdo kusht në Kosovë. Kohavisioni ka kontaktuar me ministrin Jabllanoviq, i cili nuk e ka mohuar lajmin.

“Nuk dua të jap asnjë deklaratë për disa ditë për media”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Jabllanoviqit dhënë KTV-së.

Dorëheqja e tij, është një nga kërkesat e protestave, që nisen që nga fillimi i janarit.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit