15.5 C
Prizren
E premte, 18 Prill, 2025

Haziz Hodaj i çon selam Isa Mustafës

Haziz HodajLidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 25 vjetorin e themelimit të nëndegëve të saj në Regjionin e Hasit, me ç’rast ka marrë pjesë kryetari i degës në Prizren, Haxhi Avdyli, anëtarë të kryesisë, simpatizant dhe përkrahës të shumtë.

“Një çerek shekulli veprimtari” ishte edhe motivi kryesor i këtij manifestimi.
“Të fillojmë një fillim të ri bashkë me ju, ta largojmë këtë të keqe që ka kapluar qytetin, dhe të sjellim njerëz të ndershëm dhe vizionar”, është shprehur në mes tjerash Kryetari i LDK-së, Haxhi Avdyli, në fjalimin e tij. Rrugëtimi i suksesshëm i LDK-së nëpër vite ka reflektuar një kulturë reflektuese të bërit politikë në njërën anë, dhe menaxhimi i proceseve nëpër vite e kërkoi prezencën e LDK-së, për ta shndrruar në një faktor të fuqishëm politik, ka vlerësuar Avdyli. Madje, ai çmoi lartë edhe tërë kontributin e hasjanëve që kanë dhënë në fuqizimin e LDK-së, me ç’rast ai ka bërë me dije se së bashku ne do të mund ta rikthejmë LDK-në në pushtet, për t’ia rikthy dinjitetin të gjithë qytetarëve pa dallim në Prizren.

Ndërkaq, Haziz Hodaj ishte më direkt duke i dërguaar të fala Kryministrit Isa Mustafa se Prizreni është i Kosovës dhe nuk duhet të lihet anash.

“Prizreni është i Kosovës dhe se ky qytet meriton më shumë mbështetje nga Kryeministri”, është shprehur Haziz Hodaj, i cili vjen edhe nga kjo trevë.
Ndryshe nga Hodaj, Anton Quni para të pranishmëve bëri me dije se LDK-ja nuk është fajtore pse Kosova është në këtë gjendje, pasiqë asaj i ka ra që të trashëgoj pushtetin me shumë probleme.

LDK-ja nuk është aspak fajtore për disa gjëra të fundit që kanë ndodh në Kosovë. LDK-ja ka trashëguar pushtetin me shumë probleme, dhe po bëjmë punë të madhe që t’ia kthejmë dinjitetin vendit tonë”, është shprehur Anton Quni.

Përndryshe manifestimi në Gjonaj të Hasit është shënuar në mënyrë madhështore, me ç’rast është vërejtur një numër tepër i madh i të pranishmëve, të cilët shprehnin përkrahje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të kryetarit, Haxhi Avdyli./Gazeta Blic/

Më Shumë

Komuna e Suharekës dhe UNDP-ja promovojnë transport të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë është arritur zbatimi i praktikave miqësore...

Emilia Redzepi del kundër Albin Kurtit, shkak marrëveshja me Duda Baljen

Një natë para mbajtjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, lideri i partisë që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin...

Lajmet e Fundit