17 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Haziz Hodaj akuzon pushtetin për shkollën në Gjonaj

Fillimi i vitit të ri shkollor në Gjonaj, fshatin më të madh të Hasit të Prizrenit,sërish i ka gjetur rreth 1 mijë nxënës në objektet e vjetra , pasi që objekti i ri i filluar qysh para 4 vitesh, konkretisht në fund të muajit shtator të vitit 2012 jo që nuk është përfunduar, por ai në masë të madhe edhe është dëmtuar.

Për këtë çështje sërish ka reaguar përfaqësuesi i këtij lokaliteti në Kuvendin e Prizrenit, Haziz Hodaj.

Zyrtari i lartë i LDK-së dhe kuvendari i saj në organin më të lartë legjislativ në Prizren, Haziz Hodaj, thotë se shqetësues është fakti për banorët e këtij fshati përfshirë edhe nxënësit vonesa e projektit në rregullimin e objektit shkollor, gurthemeli i të cilit është vënë para tre vitesh.

Ai thotë se në vend se objekti të ishte i gatshëm që të vihet në dispozicion nxënësve, ai po dëmtohet jo vetëm nga njerëz të papërgjegjshëm por edhe bagëtitë, sepse është lënë pasdore.

Ai paralajmëron ankesa edhe në organe të tjera siç është Inspeksioni Shtetëror i Arsimit.

Ai me këtë rast akuzon pushtetin lokal për papërgjegjësi ndaj qytetarëve e posaçërishtë fëmijeve të këtij lokaliteti, duke shtuar se zvarritja e realizimit të këtij projekti dëshmon papërgjegjësinë që ka pushteti në Prizren për 9 vite me radhë.

Në anën tjetër, drejtori i ri komunal për arsim në Prizren, Zahadin Shemsedini,tha se për këtë çështje do të angazhohet maksimalisht, dhe se sipas tij ai veçse ka kontaktuar punëkryesit në realizimin e këtij projekti. Përderisa të jetë i gatshëm ky objekt, nxënësit e këtij lokaliteti edhe për një kohë mësimet do t’i ndjekin në objektet e vjetra në kushte tejet të vështira. Ky rast nuk është i vetmi në komunën e Prizrenit ./TV Prizreni/

Më Shumë

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë nga dreka me speca e qebapa

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar dje, 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pas caktimit të datës, janë aktivizuar edhe...

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Lajmet e Fundit