12.5 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Haziz Hodaj i qon “të fala” Skënder Susurit

Këshilltari i LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj drejtorit të Arsimit , Skënder Susuri.

Ai i ka uruar Susurit “punë të mbarë”, por pa LDK-në.

“Pata thanë një herë, që secila parti që do t’i fitonte zgjedhjet në Prizren Skender Susurin do të duhej me ba drejtor të arsimit”, shkruan Hodaj në Facebook.

“Pata besu në sinqeritetin, në angazhimin dhe njohurinë për arsimin në Prizren, gjithashtu për studimin dhe ekpertizën e Tij. E sot…!? Ç’të them veqse me i thanë Skenderit se paskam qenë në ëndërr dhe nga kjo ëndërr njeriu del edhe budallë! E sot i zhgënjyer skajshmërisht të them: Puna e mbarë por jo me Ne ma Skender!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit: Plagë e hapur që kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një ndër ngjarjet...

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Lajmet e Fundit