Hekuran Krasniqi realizon albumin e tretë

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Hekuran Krasniqi ka realizuar albumin e tij të radhës të titulluar “Syn”, i cili do të publikohet nesër.

Albumi, i cili është i treti me radhë, përmban 17-të këngë, ndërsa disa nga to tashmë janë dëgjuar edhe më parë.

Në një bisedë për Telegrafin, këngëtari Hekuran Krasniqi tha se të gjithat këngët e albumit janë të punuara në studion e tij, “By Heki” dhe secili mund ta gjejë veten në to.

“Këngët janë të zhanreve të ndryshme, ku secila shije është aty. Kjo ka qenë edhe gjithë ideja,që ky album me 17-të këngë të arrijë te secili dëgjues”, tha Hekurani duke treguar arsyen pse ka vendosur që në këtë album të ketë vetëm këngë solo.

“I kam ndarë këngët në dy albume,në albumin “Syn” vendosa të vijë vetëm me këngë solo sepse dua që duetet dhe triot t’i përmbledhë në një album të veçantë,të cilin do ta titulloj “Hekuran Krasniqi and friends” dhe do të përmbajë 20-të këngë”, shtojë këngëtari duke zbuluar se albumi tjetër me bashkëpunime do të vijë gjatë dimrit.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit