17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Henry: Më e lehtë tek Arsenali se Barcelona, futbolli i Guardiolës si shahu

Thierry Henry ka qenë një sulmues magjik dhe ka fituar shumë në karrierën e tij, me klubet dhe kombëtaren e Francës. 42-vjeçari kaloi tetë sezone të paharrueshme tek Arsenali, aty ku ishte ylli i skuadrës së Wenger dhe idhulli i tifozëve londinezë.

Në verën e vitit 2007 u transferua te Barcelona, qëndroi tre sezone te kalatanasit dhe fitoi 7 trofe gjatë kësaj kohe, një kupë më shumë sesa fitoi te “Topçinjtë”. Sot drejton si trajner kanadezët e Montreal Impact dhe ka bërë një krahasim midis dy ish-skuadrave.

“Tek Arsenali, unë mund të lëvizja ku të doja në sulm, njësoj si ti kur luaje me Diego Forlan. E kam patur shumë të lehtë, sepse luaja përkrah Bergkamp ose Kanu. Atyre u pëlqentë të qëndronin në qendër të sulmit, diçka që më lejonte të lëvizja pas dhe në krah”, deklaron Henry në një bisedë me Sergio Agueron.

“S’e mendoja kurrë largimin nga Arsenali, por ndodhi dhe shkova te Barcelona. Atje luhej një tjetër futboll. Kisha liri lëvizje tek Arsenali, ndërsa Rijkaard më kërkoi nëse mund të luaja në krahun e majtë. Më pas erdhi Guardiola. Pep është një trajner i mahnitshëm, por shumë kërkues.

Ai është shumë intensiv, është si të luash shah me të. Të duhet të bësh sprinte false për të tërhequr kundërshtarët me vete. E gjitha kjo për t’i krijuar hapësira numrit 10, sepse ne luanim me një qendërmesfushor dhe dy numra 10.

Vrapoja pafund për t’i dhënë mundësinë Iniestës të merrte topin dhe të avanconte. Fillova të kuptoj më mirë hapësirën dhe lëvizjen në hapësirë. Ishte një futboll ndryshe, m’u desh të përshtatesha dhe fituam gjithçka në vitin 2009 kur u përshtatëm. Vite të arta, por në zemrën time ka mbetur Arsenali”, thekson Henry.

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit