3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Hetem Ramadani: I tregova Trump se çka të përdorë për t’u shëruar nga COVID-19

Themelues i ‘Health Revolution’, Hetem Ramadani ka deklaruar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi sipas tij shëron Covidin.

I ftuar në televizionin ‘ABC news’ , ai ka treguar se i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thash më 23 prill idenë, thash kjo është e imja dhe ju ndihmon. I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thash që zgjidhja është gluticerina jo vaksina. Ai nuk mu përgjigj, po shkoj vet në spital dhe u kurua. Unë kam thënë një fjali para tre vjetësh se unë nuk shëroj askënd. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë”, tha Ramadani.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo zgjidhje që ai jep i ka ardhur në ndihmë shumë personave që janë shëruar nga sëmundje të ndryshme si kanceri në zorrën e trashë.

“Kjo tezë bazuar edhe në përvojat e mija funksionon. Unë kam rastet e mija që janë shëruar me kancer, kur trupi sulmon vetveten, qelizat. Për shembull, nuk ka kancer në zorrën e trashë, edhe te covidi është njëlloj. Domethënë me anë të ushqimeve të shëndetshme është që në atë që ka krijuar natyra, është në një farë dhe ka inteligjencë mjaftueshëm për të na mbrojtur ne. Domethënë një farë ka magneziumin që ne na ndihmon”, shtoi Ramadani.

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina nga Malësia e Vogël e Rahovecit

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina, nga Malësia e Vogël (Radostë) e Rahovecit. Lajmin për ndarjen e...

Lajmet e Fundit