16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Hetimet për ndërhyrjen ruse, Trump bllokon memorandumin e demokratëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Donald Trump, e ka bllokuar publikimin e memorandumit të përgatitur nga demokratët, me të cilin kundërshtohen akuzat e republikanëve për abuzim të autoritetit, të ndërlidhura me hetimin e agjencisë FBI për Rusinë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, në një letër dërguar dje Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese, ka shkruar se presidenti “nuk mund” ta bëjë publik memorandumin, për të cilin tha se përmban “një numër të pjesëve sekrete dhe veçanërisht të ndjeshme”.

Më tej sipas McGahn, Departamenti i drejtësisë i ka identifikuar disa pjesë të memorandumit që “do të krijonin veçanërisht shqetësime të rëndësishme për interesat e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit”.

Ky këshilltar i Shtëpisë së Bardhë u ka bërë thirrje demokratëve që ta rishkruajnë këtë memorandum, duke e shfrytëzuar ndihmën e Departamentit të drejtësisë dhe tha se Trump është ende i gatshëm për ta publikuar atë në interes të transparencës, nëse bëhen korrigjime.

Trump ka pretenduar se ai ishte shfajësuar krejtësisht nga një memorandum i shkruar nga republikanët në Kongres, i cili e akuzon agjencinë FBI se i ka keqpërdorë autoritetet e vëzhgimit, gjatë një hetimi për lidhjet e mundshme të fushatës zgjedhore të Trumpit me Rusinë.

Kjo i ka shtyrë demokratët që ta shkruajnë memorandumin e tyre, në përpjekje për t’i hedhur poshtë akuzat në memorandumin e republikanëve.

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Lajmet e Fundit