19.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Hetohet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren

Hapja dhe mbyllja  ‘maratonike’ e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, është bërë cak i hetimeve nga organet e drejtësisë në Prizren.
Policia në koordinim me Prokurorinë në Prizren, kanë filluar hetimet për të zbardhur shkeljet e mundshme ligjore, që mund të jenë bërë gjatë hapjes dhe mbylljes së shpeshtë të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it, brenda policisë, bëjnë të ditur se për këtë rast tashmë janë intervistuar edhe disa kandidatë të konkursit dhe zyrtarë të Komunës së Prizren.

“Ka disa ankesa të kandidatëve për shkelje ligjore të konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave,prandaj edhe kemi filluar hetimet për të shikuar se a ka pasur apo jo shkelej ligjore”, tregon burimi brenda Policisë në Prizren.

Zyra e Personelit në Prizren, brenda një kohe të shkurtër ka hapur dhe mbyllur disa herë konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave. Kandidatët që kanë konkurruar në këto konkurse konsiderojnë se mbyllja e tyre ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Ata janë ankuar në organet e drejtësisë se nuk i din as arsyet pse është hapur e mbyllur kaq shpesh konkursi për këto poste të shkollave.

“Pasi t’i mbledhim të gjitha provat, lëndën do ta dërgojmë në Prokurori”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Zyra e Personelit në Prizren, muajin e kaluar ka zgjedhur disa zëvendësdrejtorë të shkollave, ndërkaq që drejtorët ende nuk janë zgjedhur.

Zëvendësdrejtorët e shkollave nuk kanë filluar punën, për shkak ankesave të kandidatëve të tjerë të konkursit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova U20 shkruan histori – kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26). Me këtë fitore Kosova U20 te meshkujt...

Gjarpri 2 metra i gjatë shkakton panik në Ortakoll të Prizrenit

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë. Gjarpri shkaktoi panik...

Lajmet e Fundit