9.8 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Hidhet poshtë aktakuza për dy vëllezërit Limaj dhe Gani Zogaj

Gjykata-qekiqiMë 5 mars 2014, një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendas nga Gjykata e Apelit, e ka nxjerrë një vendim lidhur me ankesën e Prokurorit Special dhe lidhur me ankesat e të pandehurve Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi dhe Florim Zuka kundër Vendimit për aktakuzë dhe pranueshmëri të provave, të nxjerrë nga gjyqtari kryesues i Gjykatës Themelore të Prishtinës më 1 korrik 2013 për rastin e ashtuquajtur “MPTP 1”.

“Gjykata e Apelit e ka pranuar pjesërisht ankesën e prokurorisë dhe i ka shpallur të pranueshme provat e siguruara gjatë bastisjes së shtëpisë së Fatmir Limajt në Çagllavicë më 28 prill 2010, të cilat më përpara ishin përjashtuar nga gjyqtari kryesues. Po ashtu, Gjykata e shpalli si provë të pranueshme procesverbalin e intervistimit të pandehurit Florim Lima nga Prokurori Special më 4 shtator 2012. Pjesa tjetër e ankesës së prokurorisë u refuzua si e pabazuar. Ankesat e avokatëve mbrojtës u refuzuan si të pabazuara”, thuhet ne njoftimin e EULEX-it.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, lënda penale do të vazhdojë me shqyrtimin kryesor në Gjykatën Themelore të Prishtinës në kuadër të Aktakuzës së konfirmuar si vijon:

Fatmir Limaj akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos dhe Mos deklarim i marrjes së parave të fushatës.
Endrit Shala akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos.
Nexhat Krasniqi akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale: Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos.
Florim Zuka akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike dheDhënie e mitos.

Gjykata e Apelit e konfirmoi hedhjen poshtë në tërësi të Aktakuzës kundër të pandehurve Florim Lima, Demir Lima dhe Gani Zogaj. Procedurat kundër këtyre të pandehurve janë pushuar.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), thuhet ne njoftim.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malieshvë, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij. Policia po...

Lajmet e Fundit