9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Hidrocentrali reverzibil “Drini” në Zhur do të kyçet në sistemin transmetues të Kosovës

Sot, më 5 qershor, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT sh.a Ilir M. Shala, dhe drejtori i Eurokos DD sh.p.k Ylber Shamolli, nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës të Hidrocentralit Reverzibil (Pump Storaged Hidro Power Plant) Drini me kapacitet instalues 250 MW.

Është ky projekti më gjigant, me kosto totale mbi 300 milionë euro dhe kosto të aseteve të transmisionit mbi 27 milionë euro, që do të kyçet në Rrjetin Transmetues të Republikës së Kosovës. Këto investime do të jenë direkt të mbuluara nga Eurokos DD sh.p.k.

Ky hidrocentral do të kyçet në nënstacionin e KOSTT, NS Prizreni 2, me ç ‘rast do të bëhet edhe rindërtimi i nënstacionit në fjalë dhe do të kalojë në nivel 400 kV, pra NS 400/220/110 kV – Prizreni 2 në Nashec (Prizren).

Projekti do të ndërtohet në Zhur dhe pritet të kompletohet në fund të vitit 2023.

Më Shumë

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit