12 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Historia e Pablo Escobar, në një libër nga djali i tij

Juan Pablo Escobar-Mi PadreDjali i vetëm i bosit të drogës Pablo Escobar ka sjellë historinë e babait të tij në një libër. Rrëfimi i të birit kundërshton versionin zyrtar se i ashtuquajturi “Mbreti i kokainës” së Kolumbisë u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993. I titulluar “Mi Padre” (Babai im), libri i Juan Pablo Escobar ofron një portret të detajuar të babait të tij që nga zakonet, veset, arratisjet dhe madje edhe tradhtitë e familjes, veçanërisht nga ana e vëllait të Pablo Escobar, ish-kontabilistit i kartelit Medellin, Roberto Escobar. Akuza vjen më shumë se dy dekada pas vdekjes së Pablo Escobar-it dhe biri i tij thotë se Kolumbia është më në fund gati për të dëgjuar këtë histori.

“Ideja për të shkruar librin në vetën e parë ishte personale, me qëllim thënien e historisë së vërtetë. Mendoj gjithashtu se me kalimin e kohes ka ardhur pjekuria e duhur, jo vetëm e imja, por edhe e Kolumbisë si një vend i tërë. Është momenti i duhur; Kolumbia është gati të dëgjojë të vërtetën e asaj historie, të vërtetën e babait tim”.

Sipas zyrtarëve, kreu i kartelit Medellin u vra në një shkëmbim zjarri me forcat kolumbiane të sigurisë, të cilët kishin rrethuar strofullën e tij. Zoti i drogës thuhet se u qëllua për vdekje pasi u përpoq të arratisej përmes çatisë së ndërtesës. Por djali i tij Juan Pablo Escobar thotë se babai i tij kishte planifikuar të vriste veten.

“Unë nuk besoj në rastësi. Plumbi ishte pikërisht në të njëjtin vend ku babai im më tha se kishte vendosur për të vrarë veten”. Ai gjithmonë më ka thënë se nga 15 plumbat e armës së tij, 14 do të jenë për armiqtë dhe i fundit për të. Dhe kjo bisedë nuk është zhvilluar vetëm mes meje dhe tij, por edhe me nënën, motrën dhe të gjithë familjen.

Pas vdekjes së Escobar-it, Juan Pablo, nëna dhe motra e tij u shpërngulën në Argjentinë për të filluar një jetë të re. Duke folur sinqerisht, djali i Pablo Escobar tha se nuk ka trashëguar asgjë nga perandoria e drogës së babait. Juan Pablo Escobar, i cili ishte 16 vjeç kur bosi i drogës vdiq, është bërë i njohur për qëndrimin e tij kundër trafikut të drogës. Duke marrë pjesë në një dokumentar të 2009-s të quajtur “Pecados de Mi Padre” (Mëkatet e atit tim), Juan Pablo u takua me fëmijët e personave të vrarë nga i ati.

Më Shumë

Çeku: Këto ditë pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku bëri të ditur se këto ditë do të shpallet rezultati i procedurës së...

Sekuestrohet një pushkë automatike dhe 82 fishekë në shtëpinë e një të dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka sekuestruar një pushkë automatike, një karikator dhe 82 fishekë në shtëpinë e të dyshuarit Sh.B., në fshatin...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit