Hoti e kujton At Shtjefën Gjeçovin në 91 vjetorin e vrasjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare, At Shtjefën Gjeçovin, në 91 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se populli shqiptar ndihet krenar për të kaluarën e pasur artistike e letrare që e la Gjeçovi.

“Në nderim të punës së tij të palodhshme për kombin shqiptar, me rastin e 91 vjetorit të vrasjes së tij, për herën e 49-të me radhë është mbajtur organizimi ‘Takimet e Gjeçovit’, në Zym të Hasit, për të mbledhur rreth vetes veprimtarë, artistë, krijues dhe mysafirë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare”, shkroi Hoti.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit