Deontay Wilder ka akuzuar Tyson Fury për mashtrim në dy luftat e fundit, raporton Insporti.
Ish kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, Denotay Wilder ka akuzuar kampionin aktual, Tyson Fury, për hile gjatë dy luftave që boksierët patën së fundmi.
“The Bronze Bomber” beson se Fury kishte futur një objekt në formën e një veze, që pastaj kishte lënë një shenjë në ftyren e tij.

Fury fitoi ndaj Wilder duke u shpallur kampion në kategorinë e rëndë në WBC, në shkurt të këtij viti, 14 muaj pas barazimit kontravers që dyshja pati në Los Angeles.
“Unë e pash këtë në luftën e parë kur Ricky Hatton ta vuri dorezën. Është e pamundur për doreza të reja të thyhen. Unë jam shumë i bindur që ti vendose diçka aty, diçka të fortë që më la shenja në ftyrën time” – u shpreh Wilder

Lidhur me këto akuza ka folur edhe Tyson Fury, i cili ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se janë gjepura.
“Po kisha objekte të forta në doreza, duart e mia” – u shpreh ai.
“Jay Deas, trajneri i Wilder dhe antarët e komisionit të Las Vegasit ishin në dhomë kur unë i vesha dorezat. Këto janë gjepura. Në luftën tjetër do të ketë shenja në karrierën tëndë, ku do të shënojë 2 humbje radhazi me nokaut” – u shpreh Fury.
