1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Hoti në Rahovec: Arsimi e vetmja rrugë e zhvillimit të vendit

315 sete librash në vlerë prej 50 eurosh ju dhuruan nxënësve fitues të komunës së Rahovecit në një ceremoni ku përveç zyrtarëve institucionalë morën pjesë prindër, nxënës e drejtorë shkollash.

Nxënësit ishin fitues të garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë, transmeton Klan Kosova.

Librat i shpërndau Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e  Kosovës, Rexhep Hoti.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, Hoti tha se duke e ditur rëndësinë e librave, shpërndarja e tyre për nxënësit fitues i dhuron atij një kënaqësi të veçantë. Sipas tij, i gjithë ky sukses nuk do të ishte i mundur pa vullnetin dhe punën e të gjithë personelit arsimor.

“Unë edhe mund të jem lokalist, por Rahovecin e mbaj me vete kudo që shkoj prandaj suksesi juaj më bën krenar dhe më bën të tregoj me mburrje që qyteti i Rahovecit arsimin e ka primar. Dita ditës po zhvillojmë arsimin i cili në Republikën tonë ka kaluar nëpër rrugë të vështirë. Tash është koha ta kthejmë arsimin në rrugën e duhur pasi është e vetmja rrugë në zhvillimin e vendit dhe shtetit tonë. Prandaj ne mund të garojmë përmes arsimit edhe me vendet më të zhvilluara të botës. Në nivel të Republikës ne kemi 44723 fitues, ku në mënyrë vullnetare profesorët dhe mësimdhënësit e juaj kanë mundësuar mbajtjen e këtyre garave që dëshmon energjinë dhe dëshirën për të zhvilluar arsimin”, tha Hoti.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Drejtori Komunal i Arsimit, Avni Morina, i cili në fjalimin e tij falënderoi Hotin për angazhimin e tij dhe kontributin në arsim. Ai tha se “këto shpërblime dhe ky takim është mundësuar nga suksesi i juaj dhe komunës sonë. Nxënës fitues ju na keni bërë krenar mua, komunën, shkollën dhe mësimdhënësit dhe prindërit tuaj. Ju uroj suksese dhe gjithë të mirat edhe në të ardhmen”.

Komuna e Rahovecit ka gjithsej 1647 në të gjitha nivelet e të dyja garave. Në garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor, komunal dhe republikan ka gjithsej 184 fitues, ndërsa në garën Nacionale të Diturisë ka 1463 fitues.

     

    Më Shumë

    Përfundon mbjellja e fidanëve dhe bimëve dekorative në hyrje-dalje të Prizrenit nga Suhareka

    Ka përfunduar mbjellja e fidanëve drunorë dhe bimëve dekorative në brezin e gjelbër në mes të rrugës “Ukë Bytyqi,” që ndodhet në hyrje/dalje të...

    Aktakuzë ndaj dy personave për rrëmbim, Prokuroria e Prizrenit jep detaje

    Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave.   Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të “Rrëmbimit”. Në aktakuzë thuhet...

    Ikja nga vetmia

    Lajmet e Fundit