22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Hysni dhe Nakije Gashi, ndajnë pensionin për fëmijët jetim të Malishevës

Hysni Gashi, ndër profesorët e parë që punoi në gjimnazin e Malishevës, në fillim vitet e gjashtëdhjeta, jo vetëm që kontribuoi në arsimimin e gjeneratave të reja, por edhe sot në moshën 86 vjeçare, bashkëjeton me malishevasit, e në veçanti me familjet që kanë nevoja sociale dhe për këtë kategori të shoqërisë, ka vendosur të ndajë me bashkëshortën Nakijen, pensionin e pleqërisë.

Deri më tash ai për këto familje ka ndarë njëmijë e treqind e pesëdhjetë euro (1350 euro), kurse shpërndarjen e ka bërë, personi përgjegjës në institucionet komunale.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur dhe falënderuar, në emër të komunës dhe familjeve që kanë pranuar ndihmën, nga, Hysni dhe Nakije Gashin, duke thënë.” Ju dje ishit ndër profesorët e parë që hapët dritaren e arsimit shqip në Komunën e Malishevës, sot po hapni dritaren e humanizmit, duke ndarë pensionin tuaj për familjet malishevase në nevojë e veçmas për jetimët edhe në këtë moshë të shtyrë, prandaj si ish nxënës i juaji, dhe Kryetar Komune, ju jam mirënjohës për veprën e madhe humane që po bëni për qytetarët e Malishevës”,përfundoi Begaj.

Hysni dhe Nakije Gashi do të vazhdojnë me i ndihmuar familjet e nevojshme malishevase, veçmas jetimët.

Më Shumë

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit