5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptarë

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë nderime sot te monumeti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Hoti tha se kjo është ditë feste për çdo shqiptarë dhe se këto homazhe po i bëjnë për të treguar nderime ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptarë. Është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin idenfitikohet Nëntori i parë, që është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve. Homazhet i vazhduam edhe te shtatorja e Presidentit brahim Rugova dhe tash do të vazhdojmë edhe në Prekaz, për të treguar nderime ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Hoti./Express

Më Shumë

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit