24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Hoxha: Prokurorët e dështuar do të japin llogari

syle hoxha 23Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka premtuar se do të mbahen përgjegjës të gjithë prokurorët dhe zyrtarët e prokurorive që kanë dështuar, duke shkelur rregullat.

Sylë Hoxha ka thënë se vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të ndëshkuar prokurorët dhe zyrtarët e prokurorive, do të zbatohen së shpejti, dhe se për këtë qëllim gjatë javës do të takojë të gjithë Kryeprokurorët për të kërkuar llogari prej tyre, për dështimet e prokurorëve në rastet e korruspionit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila financohet dhe mbështetet më së shumti nga të gjitha prokuroritë e sistemit prokurorial, për një vit ka ngritur vetëm 5 aktakuza për korrupsion, ndërsa rastet e tjera i ka hedhur poshtë dhe i ka pushuar rastet.

Hoxha ka thënë se kjo prokurori po zhvillon hetime ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit edhe në nivel ministrash dhe së shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për këto hetime. Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka thënë se prokurorët janë duke punuar në hetimin e rasteve, të cilat i ka denoncuar Lëvizja Vetëvendosje ndaj ish-udhëheqjes së Komunës së Prishtinës.

Në një intervistë në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, i pyetur se a do të bëjë ndjekje deri në fund në këto raste, edhe nëse përgjegjësia shkon deri tek ish-partiaku i tij, Isa Mustafa, ai ka thënë se për askend nuk do të ketë pardon.

“Ne nuk njohim emra, ne njohim kryes të veprave penale qoftë ai Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Fatmir Limaj, kushdo kofshin ata”.

Lirimi nga paraburgimi i të dyshuarit për vrasje, Gani Geci, nuk do të kalojë lehtë nga Prokurori i Shtetit.

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit