-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Hoxhaj kërkon njohjen nga Kameruni

Hoxhaj-IssoufouMinistri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pas një jave qëndrimi në Evropë ka vazhduar turneun diplomatik dhe lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet afrikane. Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh.

Në agjendën e tij lobuese, ministri Hoxhaj ka takuar presidentin e Asamblesë së Kamerunit, Yeguie Djibril, nga i cili ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike pas vendimit të mundshëm për njohjen e shtetit.

“Krahas agjendës evropiane dhe multilaterale të Kosovës për këtë vit si prioritet mbi prioritetet, sigurimi i njohjeve për Kosovën është në planet e mija dhe të Qeverisë së Kosovës për ta përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Mund të them se zhvillova një takim shumë produktiv dhe në një të ardhme të afërt presim njohjen nga ky vend”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, presidenti Djibril u shpreh i kënaqur dhe optimist për të ardhmen e përbashkët ndërmjet vendeve pas vendimit për njohjen e Kosovës nga ana e Kamerunit.

Në shenjë falënderimi për njohjen e Kosovës nga ana e Nigerit, ministri Hoxhaj ka takuar edhe presidentin e Republikës së Nigerit, Mahamadou Issoufou.

Shefi i diplomacisë kosovare përgjatë nja jave ka vizituar Irlandën, Francën, Andorrën e Monakon për ta shtyrë përpara agjendën evropiane dhe të sigurimit të votave dhe mbështetjes politike për anëtarësim në organizata të ndryshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 95 përqind të votave. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar...

Aktakuzë ndaj një doganieri në Vërmicë, e kaloi kamionin e ngarkuar pa e kontrolluar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit