Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Enver Hoxhaj në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se fitorja është e PDK-së, dhe është një fitore bindëse, njofton Klan Kosova.
“Kam qenë mbi 10 komuna të Kosovës, kanë nisur të vijnë rezultatet, ato që kemi flasin që PAN fiton, dhe fitorja jonë është bindëse. Veseli është lideri më i votuar në krahasim me çdo lider tjetër, por të rëndësishme janë rezultatet nga KQZ”.
“Nuk dua që Exit Poll ta bëjë referencë, KQZ duhet ta jep fjalën e saj”.
“Fitorja është e PDK-së, bindëse, fitore e një koalicioni perëndimor, një koalicion që do ta përmbyll shtet-ndërtimin e Kosovës”.
“Nga viti 2007 deri në vitin 2017, PDK është subjekti më i fuqishëm në Kosovës, ne do të fitojmë kudo që është Kosova. Nga gjendja që kemi në terren flet për atë se PDK është më e fortë se kurrë. Sipas të gjitha të dhënave që i kemi, PDK është subjekti më i votuar dhe fuqia më e madhe në bazë të komunikimit me kryetarët e degëve në komunat e Kosovës”.
“PDK vazhdon të fiton, fitorja është bindëse”.