Hoxhaj përkujton martirët e vrarë në “Lagjen e Trimave” në Prizren

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në shoqërinë e kryetarit të degës në Prizren, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë, ka përkujtuar martirët e vrarë në Lagjen e Trimave – ish Tusuz të Prizrenit.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se “para 22 vitesh u sulmua nga forcat paramilitare serbe njëra nga bazat më të fuqishme të UÇK-së në Prizren”.

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:

22 vite më parë, në 26 majin e vitit 1999 forcat paramilitare serbe sulmuan një ndër bazat më të fuqishme të UÇK-së në qytetin e Prizrenit – Lagjen e Trimave e njohur si Tusuz dhe masakruan pamëshirshëm 27 civilë të pafajshëm. Në hakmarrje ndaj organizmit të armatosur të banorëve të kësaj lagjeje dhe fshatrave të Vërrinit nën udhëheqjen e UÇK-së, forcat serbe nuk i kursyen civilët. Serbia gjenocidiale duhet të mbaj përgjegjësi.

Sot, me bashkëpunëtorë nderuam martirët e Masakrës së Tusuzit, të cilët bënë sakrificën më të madhe duke u flijuar për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme!

 

 

F

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit