13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Prizren, 2 raste të reja me Covid

44 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga testimi i 2840 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në raportin e së mërkurës.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Rastet e reja pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Të mërkurën janë shëruar 152 pacientë duke e ulur numrin e rasteve aktive në 3195. Në nivel vendi deri tash janë regjistruar 107 mijë e 313 raste pozitive, ndërsa 2241 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Më Shumë

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit