Bislimi priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, koordinohen për fizibilitetin e rrugës Prizren-Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi dhe koordinimi i vizitës zyrtare së zëvendëskryeministrit Bislimi dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës do të koordinohet organizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku është paraparë të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit