“Humba dy këmbët, shokët e mi vdiqën kot”, flet veterani i luftës në Afganistan

Më të zhgënjyerit dhe zemëruarit nga tërheqja amerikane dhe e NATO-s nga Afganistani janë familjarët e ushtarëve të rënë në luftën 20-vjeçare, që sot thonë se ata ranë për “hiç gjë”. Familjarët dhe të afërmit e 457 ushtarëve britanikë që humbën jetën ndër vite në luftën e Afganistanit reaguan me zemërim dhe nisën një peticion dërguar autoriteteve, ku u kërkojnë që të dijnë se për çfarë sakrifikuan ata.

James Prosserm djali i Sarah Adams, i cili vdiq në moshën 21-vjeçare kur automjeti i tij i blinduar u hodh në erë ndërsa shërbente me Batalionin e 2 -të Royal Welsh në 2009 tha se pyeste veten vazhdimisht “se për çfarë e kishte sakrifikuar jetën djali i saj”.

“Është shkatërruese të shohësh se çfarë po ndodh në Afganistan gjatë ditëve të fundit. Gjithçka për të cilën ai punoi, luftoi e dha jetën u shkërmoq. Është dëshpëruese të shohësh se çfarë po ndodh, jo vetëm për familjet që humbën djemtë dhe bashkëshortët, por për ata që shërbyen dhe ende mbajnë lëndimet fizike dhe mendore të luftës. Tani duket se asgjë nuk ka më vlerë”, tha ajo.

Wendy Rayner, e cila humbi burrin e saj në vitin 2010 në moshën 34 vjeçare, tha se ishte “plotësisht e neveritur”.

Rreshteri Rayner, nga Batalioni i Dytë i Regjimentit të Lancaster, po drejtonte togën e tij në një patrullim rutinë në Provincën Helmand, kur ai u vra nga një pajisje shpërthyese artizanale. Gruaja e tij tani i ka shkruar kryeministrit duke kërkuar një hetim pse sakrifica e Britanisë në Afganistan u shpërdorua brenda pak ditësh.

Jack Cummings, një veteran që humbi të dyja këmbët në vitin 2010 në Afganistan, shkroi në Twitter: “A ja vlente? Ndoshta jo. A i humba këmbët për asgjë? Kështu duket. A vdiqën kot shokët e mi? Po”. Gjeneralmajori Charlie Herbert, i cili humbi shumë trupa në konflikt tha se “trimëria dhe gjakderdhja” e ushtarakëve dhe grave ishte “kthyer në pluhur në vetëm disa ditë të shkurtra”.

“Sa e turpshme! Sa e pafalshme! Unë mezi kam fjalë për të përshkruar sa i zemëruar jam”, shkroi ai.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit