25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Humbi premtimi për veteranët

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

Dita e VETERANËVE kujton dhe vlerëson të gjithë ata që me krenari kanë shërbyer në UÇK për të mbrojtur vendin. Ne duhet t’i falënderojmë HERONJTË tanë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Duket se u THYE PREMTIMI PËR VETERANË. Kuvendi i Kosovës, institucioni më i larti, sërish dështoi që Veteranëve t’u bëjë zgjidhje. Nëse edhe në pjesën e parë të 2015-së nuk e përfillë dhe miratoi Ligjin e Veteranëve të UÇK-së, atehere të gjithë VETERANËT duhet të gjejnë rrugë tjera për të zgjidhur statutin e tyre; që për disa është shumë i mjerë.

Veteranët e UÇK-së u urryen gjatë muajit dhjetor, kur protestuan para Rektoratit – edhe pse kërkonin respektimin e konkursit të shpallur nga ky universitet. DësHiroj t’i shoh këta VETERAN në rrugë për të drejtat e tyre; për mbrojtjen e tyre; për integritetin e tyre. Për 15 vjet u harruam nga bashkluftarit të cilët i votuam me shpresën që do të na ndihmojnë – si Kuvendi ashtu edhe Qeveria. Sot lutemi të na ndihmoi vetëm Zoti. Por ju lus që të mos na keqpërdorni më?! Deri në këtë moment VETERANËT janë të harruar nga të gjithë.

Veteranët nuk kërkojnë shumë. Ata kanë nevojë për një përkujdesje njerëzore ku përfshihet:

1. Aprovimin e Ligjit për Veteranë.

2. Pension elementar.

3. Përkujdesje kualitative mjekësore.

4. Mundësi të limituara punësimi (punë të zakonshme pa pergjegjësi të madhe).

5. Qasje në shkollim të lartë.

6. Bursa për edukimin e tyre të lartë.

7. Mundësi të banimit.

8. Lirimi nga taksa në pronë.

9. Transporti publik.

10. Percaktimi i kuaotave të veçnta për energji elektrike

11. Sigurimi shëndetësor.

12. Si individ të liruar nga një ser segmentësh doganore.

Më kujtohet kur në vitin 1999, udhëheqësit tanë na thonin: Do ta bëjmë Ligjin mënjëherë. Tash po fillon viti i 16-të dhe u harruam. Kanë mbetur vetëm 2 institucione në Republiken e Kosovës që ende na respektojnë – Shëndetësia Publike (mos e pafsha asnjë tek mjeku) dhe Hekurudha e Kosovës. Të gjitha institucionet tjera na kanë harruar.

Nuk duhët të minipulohen, keçperdoren dhe nxitur edhe më tutje luftarët e UÇK-së? Jam i mllefosur me të gjithë procesin ku Veteranët, Invalidet, Deshmoret e Martiret dhe familjet e tyre janë lenë pasodre. Si veteran, me vjen të qaj, kur shoh që njerz pa asnje marre, pa asnjë vlerë dhe pa asnjë koncept e dhunojnë dinjitetin tonë si VETERAN.

Uroj që 2015 të sjellë më shumë mirëqenie, bereqet, fat dhe shëndet, jo vetëm për VETERANËT, por gjithë Popullin e Kosovës.
Gezuar!

Më Shumë

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit