9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Limaj: Koalicioni PDK-LDK është i pashpresë

Fatmir Limaj 230Kryetari i Nimës për Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se viti 2014 është karakterizuar me zbehjen e shpresës dhe dekorajimin e qytetarëve të Kosovës për një jetë me të mirë.

Në një intervistë për Epokën e re”, Limaj ka deklaruar se Kosova ka humbur rastin të ketë ndryshime me pozitive në qeverisje. Ai ka thënë se koalicioni PDK-LDK nuk mund të sjellë ndryshime pozitive për vendin sepse, sipas tij, ky koalicion është i mosbesimit të thellë dhe mungesës së energjisë.

“Ky koalicion është një koalicion i mosbesimit të thellë. Mungesa e energjive pozitive dhe shumë probleme që e përcjellin këtë koalicion qeverisës dhe tendenca për ta vazhduar qeverisjen e kaluar nuk japin shpresë se qytetarët mund të presin diçka ndryshe nga ky koalicion, veç asaj që thash më lartë, pra thellimin e krizës në të gjitha planet në vendin tonë”, ka thënë Limaj.

Ai ka deklaruar se edhe në vitin 2015 Kosova do të ballafaqohet me mungesë të zhvillimit ekonomik.

“Vendi është futur në një krizë thellë ekonomike dhe sociale, numri i të papunëve është rritur, investimet kanë rënë, sot kemi një buxhet që është miratuar dhe që është një buxhet i varfërisë dhe në s’përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kosovës, ku pothuajse 80 për qind e këtij buxheti do të shkojë në paga dhe shpenzime qeveritare. Nuk ka shpresë se ky buxhet do ti përgjigjet kërkesave dhe nevojave të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

Ndërkaq, duke folur për Nismen, Limaj ka thënë se ky subjekt politik gjatë vitit 2015 ka dy objektiva, aktivitetin partiak dhe atë parlamentar.

“ 2015-a do të jetë viti në të cilin do të angazhohemi ta bëjmë strukturimin dhe ndërtimin e mirëfilltë të partisë sonë Nisma, duke i shpallur zgjedhjet dhe fillimin e strukturimit dhe ndërtimit të partisë nga niveli lokal deri të niveli qendrorë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se opozita në Kuvendin e Kosovës ka më shumë kualitete sesa pozita.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Lajmet e Fundit