“Humbim prej këtyre qelbësirave”, Van Persie rrëfen sekretet e Ferguson

Robbie Van Persie, ish-sulmuesi i Manchester United, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Soffot” dhe zbulon shumë gjëra. Mes tyre edhe një ngjarje që u kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes, pas një humbjeje të pësuar në derbi kundër Manchester City.

Protagonist ish-trajneri, Sir Alex Ferguson, i cili ishte tërbuar prej faktit që dy prej lojtarëve kishin shkuar në një festë pas asaj humbjeje. Holandezi tregon se çfarë u kishte bërë atyre dhe në dhomat e zhveshjes dhe si i ishte drejtuar ekipit.

“Humbëm kundër Manchester City në prill dhe ishim akoma 12 pikë përpara. Dy lojtarë shkuan në një festë natën pas ndeshjes. Ditën tjetër Ferguson kishte vendosur fotografitë e festës në mure dhe na tha:’Nëse ne e humbim titullin, është për shkak të këtyre dy qelbësirave’”, tregon Van Persie.

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit