U zgjua nga koma, Ajax i dërgon Nouri marrëveshjen e “divorcit”

Ajax ka nisur të lëvizë për kontratat, pasi një pjesë të futbollistëve u shtohet edhe një tjetër sezon nga dita e nesërme. Kështu, De Telegraaf në Holandë zbulon se holandezët kanë ndërprerë marrëveshen me Abdelhak Nouri, i cili prej vitit 2017 ndodhej në koma dhe para pak ditës ka pasur lajme të mira nga familaj e tij.

22-vjeçarit i përfundon kontrata me 30 qershor të vitit 2020, por në marrëveshje ka një klauzolë për rinovimin automatik nga 1 prilli, nëse palët nuk bisedojnë. Ajax ka vendosur ta ndërprerë kontratën me Nouri, si dhe me tre lojtarë të tjerë: Klaas-Jan Huntelaar, Ryan Babel dhe Bruno Varela.

Ajax e ka paguar gjatë gjithë kohës Nouri dhe do ta bëjë diçka të tillë deri më 1 korrik. Klubi holandez vijon të bisedojë me familjarët e të riut, për të gjetur një marrëveshje për kompensimin. Gjasat janë që palët të shkojnë në gjyq dhe aty të vendoset sa duhet të paguajë Ajax.

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit