8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Hyland thirrje nga Prizreni: Thesari i njeriut është vendlindja

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot solemnisht ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë elektorale të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Christopher Hyland dhe biznesmenët e fuqishëm shqiptarë nga SHBA-të, Kanadaja, Evropa, Australia si dhe nga shtete të tjera botërore.

Ata po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Mbledhjes Botërore të Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH).

Me këtë rast, Hyland, shprehu gëzimin për zhvillimin e Kosovës në përgjithësi, si dhe bëri thirrje që qytetarët ta largojnë vëmendjen nga shtetet perendimore, në kërkim të jetës më të mirë, pasi, sipas tij, thesari i njeriut është në vendlindje.

Ai falenderoi kryetarin Totaj për mikpritjen, duke e lavdëruar punën e madhe që po bëhet dhe që do të bëhet në Prizren, në të ardhmen e afërt.

Kryetari Totaj, shpalosi potencialin e Prizrenit, si ambient i përsosur për biznes, dhe i ftoi të pranishmit për bashkëpunim konkret për zhvillim më të madh ekonomik dhe rritje të investimeve në Kryeqytetin Historik.

Ndërkaq, kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, Nazar Mehmeti, tha se vizita e tyre në Kosovë është për t’i parë mundësitë për investime, që rrjedhimisht, do të gjeneronin vende pune dhe zhvillim socio-ekonomik.

Në mesin e delagacionit të RRBDSH-së, ishin edhe Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, Fehmi Fetahi, pronar i “Vali Ranch” në Gjilan dhe Kryetar

Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe atdhetarë të shumtë nga diaspora që kanë kontribuuar për Pavarësinë e Kosovës.

Në fund të takimit, Kryetari Totaj dhe z. Hyland, shkëmbyen dhurata të vlefshme për të dyja palët.

Ndërkaq, Kryetari, Shaqir Totaj, mori pjesë edhe në organizimin e Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ ku Christopher Hyland u dekorua me titullin “Doktor Honoris Causa”.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit