I dënuari për vrasje arratiset nga burgu i Prizrenit

Një i dënuar për vepër penale të vrasjes ka arritur të ikën nga gardianët të cilin e kishin shoqëruar për ta vizituar familjen në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:10.

I arratisuri i kishte vënë në lajthitje gardianët me pretekst se donte të hynte në tualet e më pas kishte kapërcyer murin e oborrit me ç’ rast ia ka mbathur në drejtim të panjohur.

Kështu thuhet në një komunikatë për media nga policia e Prizrenit, e cila pas pranimit të informacionit, ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e të dënuarit por nuk është gjetur gjer me tani.

Ndërkaq, lidhur me rastin është hapur rast për neglizhencë në detyrë ndaj gardianëve të cilët janë arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit. Të tre gardianët po mbahen në objektet mbajtëse të policisë.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit