4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

I gjenden shtatë kilogramë narkotikë në vendkalimin kufitar Vërmicë – policia ndalon dy persona për 48 orë

Rreth 7 kilogramë narkotikë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në vendkalimin kufitar Vërmicë, me ç’rast dy persona janë ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:05, kur personat e dyshuar me automjetin e tipit “Renault Clio”, ngjyrë e kuqe, targat e njohura për policinë, kanë ardhur për të hyrë në territorin e Kosovës.

Pas dyshimeve të ngritura, zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njësiti antikontrabandë i Doganës së Kosovës dhe policia.

Gjatë kontrollit në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellë me qese najloni – rreth 7 kilogramë sipas matjeve fillestare.

Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për t’u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera.

Me vendim të prokurorit dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme ligjore do të ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente të drejtësisë, njofton Policia e Kosovës.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit