7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

I jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit Zef Deda

Është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit, aktori shkodran Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare në qytetin e tij të lindjes, atje ku zhvilloi karrierën artistike që në fëmijëri. Qindra qytetarë, aktorë të skenës dhe filmit si dhe autoritete mbajtën homazhe në nderim të tij në një ceremoni të lamtumirës, zhvilluar në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin Deda.

Zef Deda ishte një nga humoristët më të njohur në Shqipëri, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.

Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Përveç qindra roleve të spikatura në skeçet humiristike, Zef Deda ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj./Zëri i Amerikës/

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit