I ndodhi edhe kjo rusëve në Ukrainë, raketa të cilën e lansuan nga sistemi raketor ndryshoi drejtim dhe u rikthye nga u nis

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja që tregon momentin kur sistemi raketor rus, pëson defekt dhe raketa e tyre ndryshon drejtim dhe rikthehet në pikën nga ku ishte shkrepur.

Në qytetin ukrainas Alchevsk në rajonin e Luhanskut, raketa ruse e mbrojtjes kundërajrore ndryshoi drejtim pas lansimit dhe shpërtheu në afërsi të vet sistemit raketor, transmeton Telegrafi.

Videoja është publikuar fillimisht në Telegram në kanalin e ushtrisë së Kievit, ku bëhet fjalë për raketën ruse.

Në video shihet raketa tokë-ajër duke u kthyer në drejtim të kundërt, dhe për pak sekonda pas lansimit bie në afërsi të vendit nga ku u lansua dhe ndodh një shpërthim i fuqishëm.

 

Shpërthimi ka shndritur “qiellin” në Alchevsk, që gjendet rreth 20 kilometra në perëndim të Luhanskut.

Edhe pse duket se raketa bie në afërsi të vendit nga ku është lansuar, akoma nuk dihet nëse është shkatërruar sistemi raketor apo nëse ka pasur viktima.

Televizioni ukrainas 24TV pretendon se shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, jo larg ndërtesave kolektive në atë rajon. E Rusia si zakonisht, nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit