3.1 C
Prizren
E martë, 21 Janar, 2025

I paralizuari kujton tmerrin e tërmetit e para 10 vjetëve në Haiti

Tmerri i tërmetit të vitit 2010 e ndjek ende. Nga ky tërmet humbi lëvizjen e këmbëve ndërsa e ka pasur të pamundur të krijojë një jetë të mirë duke qëndruar në kampion për njerëzit me nevoja të veçanta.

Më 12 janar të vitit 2010, Josefi ishte shtrirë në krevat pasi erdhi nga shkolla. Thotë se nuk i pëlqen të flasë për atë ditë që nisi si gjithë të tjerat, raporton Reuters.

“Po pushonim në momentin që filluan dridhjet. Pastaj shumë njerëz filluan të bërtisnin. Shtëpia jonë nuk u dëmtua menjëherë. Ishte ajo e fqinjëve që u shemb mbi shtëpinë tonë”, rrëfen ai për momentin e tërmetit.

Dy vëllezërit e tij dhe motra ia dolën të iknin, por ai u ngujua për tre ditë në gërmadhat e shtëpisë.

U dërgua menjëherë në spital dhe doktorët e njoftuan se është paralizuar përjetë.

“Ishte moment i vështirë. Këmbët më punonin për mrekulli dhe brenda një ore u ngujova në këtë karrocë”, kujton ai, transmeton KTV.

Dy vjet pas tërmetit, qeveria e vendosi atë në një nga 400 shtëpitë e përkohshme prej druri. U ishte thënë se strehimi këtu do të ishte i përkohshëm.

“Pas janarit të vitit 2012 na kanë vendosur këtu. Menduam se do të ndodhte diçka për ne dhe se do të qëndronim këtu vetëm për dy vjet, por që prej asaj kohe, askush nuk na ka vizituar”, thotë Josephi.

E përkrah veten nuk dhënë mësim për fëmijët e lagjes ndërsa po studion juridikun.

Qëllimi i tij është që të specializohet në ligjet për njerëzit me nevoja të veçanta dhe të bëhet mbrojtës i të drejtave të tyre.

Sipas të dhënave, 6 mijë persona kanë marrë lëndime të përjetshme nga tërmeti 7 shkallësh që la të vdekur 316 mijë njerëz.

Haiti është shteti më i varfër në Hemisferën Perëndimore. Madje edhe para tërmetit, rreth 70 për qind e popullsisë prej 10 milionë banorëve, jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë.

Edhe pse Haiti u ndihmua shumë nga shtetet e botës, personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të kenë vështirësi për shkak të ekonomisë së dobët, shkallës së lartë të krimit dhe mungesës së infrastrukturës.

Më Shumë

Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, e cila do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 3 orë në vetëm 30 minuta. Ekspertët e...

106-vjetori i mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Konferenca e Paqes në Paris, e cila hapi zyrtarisht punimet më 18 janar 1919. Kjo konferencë u organizua nga Fuqitë...

Lajmet e Fundit