3.3 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

I përkeqësohet gjendja, vetëm pas tri ditësh mjekët arrijnë t’ia gjejnë plumbin në këmbë

Një personi i është gjetur fishekë në mesin e këmbës së tij të majtë pasi i njëjti kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia njofton përmes një komunikate se viktima L.M 33-vjeçar kishte kërkuar ndihmë mjekësore edhe para tri ditësh por gjendja e tij ishte përkeqësuar sot.

“Me datën 04.01.2021 rreth orës 17:40 policia ne Prizren ka pranua një informate se një person kërkon ndihmën mjekësore ne Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Prizren, ku sipas mjekeve nga Emergjenca e Spitalit Rajonal, dyshohet se viktima L.M i datëlindjes 1987 ,M/Sh/K kishte shkuar ne Spital për shkak te lëndimit ne këmben e Majte. Po ashtu viktima kishte kërkuar ndihme mjekësore edhe me date 01.01.2021 rreth orës 10;00 , ne Urgjencën e QKMF ne Prizren. Ne urgjence viktima ka marre vetëm ndihme e pare dhe ka shkuar ne shtëpi. Pas përkeqësimit te gjendjes shëndetësor viktima sot me date 04.01.2021 rreth orës 10:00 ka shkuar ne Spitalin Rajonal ne Prizren dhe pas fotografimit RTG rezulton se ne mesin e këmbës afër gishtit te mesëm ka një predhe te fishekut. Sipas mjekeve viktima do te qëndroj ne Spital për tretman te mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me ketë raste ekipet relevante policore e ne koordinim te plot me e Prokurorin Kujdestar është bere kontrollimi i shtëpisë e me c ‘rast është gjet dhe konfiskuar një pistoletë Bereta (me leje),2 karikator, 40 fishek dhe një gëzhojë”, njofton Policia.

Ne konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt hetimore

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Lajmet e Fundit