16.8 C
Prizren
E premte, 14 Qershor, 2024

I vonuari gjithmonë ka paguar çmimin

Shkruan:  Adem Gavazaj

Ftesat që po marrin udhëheqësit dhe lugëtarët e UÇK-se nervozojnë. Këto ftesa nga prokuroria e Gjykatës Speciale duhet të kuptohen si ftesa për tu gjykuar njerëzit që kanë prishur rendin e ri botëror të njerëzimit. Kështu do të thoshte edhe Yuval Noah Harari historiani më me ndikim tek pushtetarët politik, ideologjik e ekonomik, të botës së sotme.

Këso far ftesash, kanë marrë e do të marrin,:1)Të gjithë të “fuqishmit”, nëpër botë që iniciojnë luftëra, ose që i kundërvihen me forcë iniciuesve të luftërave 2) Do të marrin ftesa të gjithë të fortët politik neper shtete të ndryshme që lejojnë, me kriminalitetin, imoralitetin dhe hajdutërinë e tyre varfëri ekstreme në popull.

Tre problemeve më të mëdha botërore që janë varfëria ekstreme, lufta dhe epidemitë duhet të mos ndodhin, sepse zhvillimi i sotëm teknik dhe teknologjik nuk len vend për to, shkruan Yuval Noah Harari në librin e tij “Homo Deus”.
Mbrojtësit në këtë kohë të dukurive siç janë varfëria, lufta, epidemitë janë politikanët, të cilët, si të tillë duhet të izolohen ose duhet të frikësohen, do të thoshte Harari. Parimin për izolimin ose frikësimin e këtyre tipave, të fuqishmit e rendit të ri botëror e kanë vënë në jetë dhe është funksional.

Kjo e vërtet, e vënë në jetë nga rendi i ri botëror po shihet shumë qartë në Kosovë dhe në Shqipëri.
Në Kosovë u “detyruan” deputetët te votojnë Gjykatën Speciale. Kjo gjykatë dihej se do ti dënonte ose frikësonte udhëheqësit dhe prestarët e UQK-se. Megjithatë forcat latente te rendit të ri botëror, i bënë më të zëshëm, deputetët që kishin ardhur në parlament nga rrjedha e UÇK-së. Që ta votonin këtë gjykatë.

Edhe në Shqipëri u “detyruan” parlamentarët,nga forcat latente që ta votojnë reformën në drejtësi edhe pse e dinin të fortët e politikës se, ajo reformë do ta dëmtojë shtratin e tyre, të kriminalitetit, hajdutërisë dhe imoralitetit.
Gjykata Speciale për UQK-ne(Krimet e luftës) në Hagë,e iniciuar nga rendi i ri dhe e votuar nga Parlamenti i Kosovës po ec rrugës për dënimin ose frikësimin e pjesëtarëve të UÇK-së po bënë ftesa, ndoshta kanë mbet edhe pak ftesa dhe dot fillohet me gjykimin e aktakuzave të ngritura si kundër vënës të iniciuesve të luftës në Kosovë…
Edhe reforma ne drejtësi e iniciuar dhe e imponuar nga të fuqishmit e rendit botëror në Shqipëri, nuk ka të ndalur… Këtë konstatim po e thonë të fuqishmit e rendit të ri botëror. Ata po thonë se Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur dhe shumë shpejtë do të japë shqiptarëve, sistemin gjyqësor që meritojnë… Në Shqipëri Reforma në drejtësi është e orientuar kundër varfërisë.

Dihet dhe shihet shumë qartë nga të gjithë, se varfëria,në Shqipëri është pasojë e më të fuqishmëve të politikës.
Me dënimin ose frikësimin e pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë Rendi i ri botëror tregon se nuk dënohen vetëm iniciuesit e luftës por edhe kundër vënësit e e luftës së iniciuar.

Me reformimin e drejtësisë në Shqipëri do të dënohen pushtetar të fuqishëm të lidhur me kriminalitetin,hajdutërinë dhe imoralitetin.

Me veprimet dhe sjelljet e tyre, politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri shqiptarë, janë vonuar në kuptimin e rendit të ri botëror. Dihet çdo vonesë ka çmimin e vet. Kësaj radhe vonesën për moskuptimin e programit të ri botëror për njerëzimin do ta paguajnë vet politikanët shqiptar, e jo populli si përherë. Çmimi: ose do rrinë në burg, ose do të frikësohen se do ti rrinë në burg. Fatkeqësi për udhëheqësit dhe luftëtarët e UQK-se, Nuk kanë pasur ata zgjedhe tjetër. Por rendi i ri është ky. Kjo fatkeqësi e tyre do të lexohet krenari-lavdi për ta.

Më Shumë

Brenda javës hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në Qafë Morinës. Ndryshe nga regjimi i...

BIK-u njofton se kur falet Kurban Bajrami

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën, më 16 qershor. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se manifestimi qendror për territorin...

Lajmet e Fundit