29.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

I vuri flakën dyqanit të luleve në Prizren, arrestohet i dyshuari

Më 30 mars i ishte vënë zjarri një dyqani lulesh në rrugën “William Walker” në Prizren. I dyshuari për këtë rast është identifikuar nga pamjet ku shihet duke i vënë zjarrin dyqanit dhe largohet me vrap.

I dyshuari, A.K., 20 vjeç ësthtë arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

“Me date 03.04.2023 rreth orës 14:00 pas një pune të suksesshme  hetimore është identifikuar dhe është i dyshuari  i rastit “Zjarr vënie”  (A.K. 20 vjeç ) dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti ndalet  në ndalim policor për 48 ore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet dhe arrestohet  një i dyshuar për zjarr vënie në Prizren

Prizren, 04 Prill 2023

Me date 30.03.2023 rreth orës 02:19 policia ka marr informatën se në rrugën “William Walker” në Prizren , ka ndodhur një zjarr vënie, patrulla policore së bashku me zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes dhe pas intervenimit kane lokalizuar zjarrin.

Nga zjarri është djegur një pjesë e një lokali afarist  (dyqan lulesh),  vlera e demit sillet rreth 5000 euro, sipas ankuesit.

Policia ka arritur të siguroj prova dhe dëshmi e në mes e tyre edhe  një video incizim ku shihet një i dyshuar mashkull i paidentifikuar, prej nga shihet se me qellim i ve flaken lokalit në fjale dhe largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin përmes policit hetues është njoftuar Prokurori i shtetit i cili udhëzon që të hapet  rast për “Zjarr vënie”.

Që nga incidenti Policia, konkretisht hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë punuar në identifikimin e të dyshuarit.

Me date 03.04.2023 rreth orës 14:00 pas një pune të suksesshme  hetimore është identifikuar dhe është i dyshuari  i rastit “Zjarr vënie”  (A.K. 20 vjeç ) dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti ndalet  në ndalim policor për 48 ore.

Më Shumë

“Kobra” thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit