-2.3 C
Prizren
E martë, 19 Janar, 2021

Ia pa sherrin byrekut: E hoqi maskën për të ngrënë, dënohet me 400 euro

Në Lubjanë, një qytetar është gjobitur jo pak por 400 euro, vetëm pse ishte ulur në një vend publik, kishte ulur maskën dhe po hante një byrek me djathtë që kushton vetëm një euro.

Kjo çështje është kthyer në virale në rrjetet sociale në Slloveni dhe po flasin të gjithë; mediat, blogerët, por edhe në Parlament, opozita akuzoi qeverinë nacionaliste të Janes Janshas për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.

Ndërkaq, një prodhues i njohur byreku në kryeqytetin slloven ka bërë të ditur se do t’ia paguajë gjobën kompania e tij.

“Ne jemi në kërkim të njeriut të famshëm që pagoi një gjobë në Ljubjanë javën e kaluar pasi po hante byrek në shkallët e Kishës Françeskane. Ne duam ta pyesim se ku e bleu byrekun. Nëse vërtetohet se ai është byreku ynë, ne jemi të gatshëm t’i paguajmë gjobën ”, njoftoi në faqen e facebook-ut një nga rrjetet më të mëdha të prodhimit të byrekëve në Lubjanë.

Ndërkaq, policia sllovene pretendon se dënimi ishte i justifikuar, sepse djali nuk kishte veshur maskë në një vend publik në përputhje me rregulloren.

- Advertisement -

Më Shumë

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon urgjentisht lirimin e masave, paralajmëron edhe padi

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, duke kërkuar urgjentisht lirimin e masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online. Ata...

Shqipe Kastrati nga Prizreni, i bashkohet AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për deputet nga radhët e saj për zgjedhjet e parakohshme nacionale që...

Klubi i futbollit që synon ta fusë Malishevën në hartën e sportit

Malisheva nuk ka aktualisht ndonjë skuadër të njohur sportive me sukses në nivel vendi. Por kjo pritet të ndryshojë brenda një periudhe të shkurtër....

Intervistë e rrallë e Ronaldos

Inter-Juventus, parë nga këndvështrimi i “Fenomenit”. Ronaldo, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për ndeshjen e nesërme në “San Siro”, mes kujtimeve...

Arbër Rexhaj kandidat për deputet i Vetëvendosjes

Arbër Rexhaj do të jetë kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka marrë sot besimin e votuesve nga aktivistët dhe delegatët e LVV-së. “Falënderoj aktivistët...

Sot mot me borë, temperaturat deri në -6 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Reshjet...

Artan Abrashi kandidat për deputet

Artan Abrashi do të jetë kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. “Falënderoj me zemër të gjithë delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes...

Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të...

3 kushtet e reja për tu bërë pjesë e Policisë, kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë

Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë...

Sot fillon gjysmëvjetori i dytë i mësimit

Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot do t’u rikthehen bankave shkollore. Gjysmë-vjetori i dytë i viti shkollor...

Prokuroria kërkon dënimin, ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Zenel Ahmetaj dhe Ertan Simitqi të akuzuar për korrupsion

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtar ndaj Zenel Ahmetaj dhe Ertan Simitqi, të akuzuar për korrupsion në kohën sa...

Lista e plotë e AAK’së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),. Kësaj liste i prin kreu i...

Vedat Muriqi triumfon në derbin e madh kundër Romës

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A. Bardhëekaltërit ishin më të disponuar...

Komuna reagon pas njoftimit të IKSHPK’së se vdiqën tre qytetarë të Malishevës nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Komunën së Malishevës, 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar edhe 21 raste të reja me Covid-19. Këto...

Nisma në Prizren çmon rolin e gruas në politikë

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami dhe sekretari organizativ, Mevludin Krasniqi kanë zhvilluar një takim me degën e këtij subjekti politik në Prizren. Kryetari...

Në Prizren fillon inspektimi i pikave të karburanteve

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren që nga fillimi i muajit janar 2021, ka filluar me inspektimet e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve...

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për 15 vjeçarin e vrarë dje në Prizren

Një 15-vjeçar nga Prizreni ka vdekur dje si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Për këtë rast, mëngjesin e sotëm...

Protestë në Prizren pas vrasjes së 15-vjeçarit

Banorë të lagjes "Bajram Curri" bashkë me nxënës të martën kanë organizuar protestë pas incidentit të djeshëm që ka rezultuar me vdekjen e nxënësit...

225 raste të dhunimeve seksuale në gjashtë vjetët e fundit në Kosovë

Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e...

Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja...

Erdogan rrit numrin e pallateve luksoze

Duke mos qenë i kënaqur me pallatin e ri presidencial të ndërtuar në Ankara pasi erdhi në krye të shtetit në vitin 2014-dhe dy...