-1.4 C
Prizren
E premte, 15 Janar, 2021

Hebrenjtë e Çamërisë – një tragjedi e njëjtë si shqiptarët

Nga: Arben Llalla

Se kur kanë ardhur hebrenjtë në Epir, saktë nuk dihet, ndërsa ka histori e legjenda të ndryshme. Njëra nga legjendat thotë se kanë ardhur në periudhën romake, kurse gjenden dokumente historike të cilët flasin për ardhjen e tyre në Epir e në Shqipërinë e sotme në fund të shekullit XV. Sido që të jetë e vërteta e zbritjes së hebrenjve në Epir, ata gjithnjë kanë jetuar në paqe dhe miqësi me shqiptarët.

Hebrenjtë e Epirit ndaheshin në dy grupe, hebrenjtë romaniotë të cilët gjendeshin aty qysh nga kohët romake, dhe hebrenjtë sefardikë të cilët kanë ardhur nga Spanja. Hebrenjtë, zakonisht gjatë periudhën osmane, ishin tregtarë, mjekë, por më vonë rrokën dhe profesione të tjera – si fotografë a farmacistë.

Në fund të shekullit XIX u vendosën në Shqipërinë e sotme rreth 40 familje hebraike të përzënë nga Rusia. Hebrenjtë kishin gjetur tek shqiptarët një popull që i mirëpriti dhe nuk kishte shfaqur ndjenja raciale të veçanta ndaj tyre.

Fati i hebrenjve të Epirit ishte i lidhur ngushtë me shqiptarët e atjeshëm. Me themelimin e shtetit grek, hebrenjtë nuk i shpëtuan persekutimeve. Shumë nga familjet e tyre, për t’i shpëtuar persekutimeve nga shteti grek, braktisën pronat dhe shtëpitë e tyre në Artë, Prevezë, Janinë dhe nga ishulli i Korfuzit e u vendosën në Vlorë, Berat, e gjetkë.

Me marrjen nga ana e Greqisë, në vitin 1913, të qyteteve që njiheshin historikisht shqiptare, si Arta, Preveza, Janina, Paramithia, Gumenica, Filati… komuniteti hebre u lidh edhe më ngushtë me shqiptarët etnikë që mbeten brenda Greqisë. Mbi hebrenjtë e Epirit apo të Çamërisë ushtroheshin presione, ashtu si edhe tek çamët për të braktisur shtëpitë e tyre.

Hebrenjtë në Çamëri kishin krijuar me shqiptarët ortodoksë dhe myslimanë martesa dhe kjo tregonte se ata ndiheshin më të afërt me shqiptarët sesa me grekët të cilët udhëhiqeshin nga parimet me ortodoksi dhe racë të pastër.

Me arritjen e marrëveshjes paqësore të garnizoneve greke në Epir, me gjermanët nazistë në prill 1941, nisi dërgimi në masë i hebrenjve në kampet e shfarosjes. Ishin pikërisht hebrenjtë e Epirit ata që u dërguan të parët me kamionë nëpër këto kampe.

Ushtria gjermane në Epir gjeti përkrahje nga kisha greke dhe në veçanti nga Mitropoliti i Janinës, Sipiridon Vllehu, i cili pas lufte do bëhej kryepeshkop i Greqisë. Madje, ai lëshoi edhe një thirrje publike ku kërkonte që popullsia ortodokse greke të përkrahte gjermanët nazistë, të cilët kishin ardhur për t’i mbrojtur grekët.

Me qindra hebrenj të Epirit, bashkë me çamët iu bashkuan ushtrisë partizane greke, EAM-ELAS, për të luftuar kundër italianëve dhe gjermanëve. Asnjë hebre nuk u bashkua me të djathtën greke, EDES, të udhëhequr nga Napoleon Zerva.

Ishte mëngjesi i 25 marsit 1944, kur trupat gjermane, me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, Batalioneve të Sigurimit grek të komanduar direkt nga kryeministri kuisling, Joani Ralli, hipën nëpër kamionë rreth 1,725 burra, gra, pleq e fëmijë të komunitetit hebre, të cilët ishin mbledhur nga i gjithë Epiri në dy qendra. Ata qenë hebrenj të cilët prej disa shekujsh jetonin në Epir dhe një ditë grekët, në bashkëpunim me gjermanët, i nisën për në kampet e shfarosjes. Sipas dëshmitarëve dhe dokumenteve të kohës, nuk pati asnjë reagim nga qeveria vendore e nga popullata ortodokse greke. I gjithë operacioni shoqërohej atë ditë nga policia greke dhe ushtria gjermane. Vetëm tre orë në dispozicion u lanë hebrenjve për t’u bërë gati, për braktisjen me dhunë të pronës së tyre. Bashkë me hebrenjtë atë ditë u dërguan, për në kampet e shfarosjes, me dhjetëra shqiptarë të Çamërisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore bashkësia hebraike ishte pakësuar. Tashmë hebrenjtë qenë përzënë nga Greqia, ashtu si dhe shqiptarët. Epiri i Jugut, Çamëria sot numëron rreth 100 hebrenj nga ata mijëra që kishte dikur. /27/

- Advertisement -

Më Shumë

Zidane flet për eliminimin nga Bilbao dhe formën e dobët të Hazardit

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm me Eden Hazard, pasi ai u mundua të ndikonte në...

Për shkak të pandemisë, qytetarët e Kosovës kursyen rreth 86 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë, për 11 muaj kanë kursyer mbi 400 milionë euro. Përkundër krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, të dhënat e...

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 59-të

Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë. Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj...

Në fillim të javës vendoset për lajmërimin e pensionistëve në zyrat e pensioneve

Pavarësisht se nuk e kishin obligim për t’u lajmëruar, persona mbi moshën 65-vjeçare hasen në zyrat e pensioneve. Madje, një gjë të tillë e bëjnë...

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të KQZ-së për votuesit e diasporës

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit të...

Gjysmëvjetori i ri në Kosovë do të vazhdojë në shkolla

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor 2020/2021 do ta vazhdojnë fizikisht në shkolla, thotë ministri në detyrë...

Joshua merr këtë këshillë për meçin me Furyn

Wladimir Klitschko është boksieri që ka dueluar ndaj dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Në të...

Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 457 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 38 aksidente trafiku, nga ta 17 me të lënduar kurse 21 me dëme materiale. Policia e...

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19. MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë,...

Vatikan/ Humb jetën nga Covid mjeku personal i Papës

Mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soçorsi, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Nediat vendase bëjnë me dije se mjeku 78 vjeçar është shtruar...

Kurti dhe Osmani nënshkruajnë marrëveshje, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarja e iniciativës “Guxo”, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen në bazë të së cilës do të garojnë...

Limaj në Malishevë prezanton para veteranëve planin politik në mbrojtjen e vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka takuar veteranët e Komunës së Malishevës, të cilët i ka njoftuar me programin e këtij subjekti për...

Hoti nga Dragashi: LDK-ja është shtëpia jonë, fitorja e saj quhet Republika e Kosovës

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Dragash. Nga atje, Hoti ka thënë se kanë marrë një mesazh...

Shkon në dhjetë numri i fshatrave të Rahovecit, të përfshira nga vërshimet

Shumë fshatra të komunës së Rahovecit janë përfshirë nga vërshimet e mëdha të shiut që është duke rënë që nga dita e djeshme. E për...

Sot nis vaksinimi në Shqipëri, Rama: Dozat i morëm nga një vend i BE

Kryeministri Edi Rama zbuloi prapaskenat e sigurimit të 500 mijë dozave të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania Pfizer në Shqipëri. Nga Stadiumi “Air Albania”, ku...

Lajmet e Fundit

Prizren, 12 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse...

Tre të vdekur nga Covid-19 në Malishevë, një në Rahovec

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.659 mostra të...

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Gjykata e Aelit e ka kthyer në rigjykimit rastin ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i cili ishte dënuar për...

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar...

Bajram Kastrati, kandidat për deputet i AAK-së në Prizren

Zyrtari i lartë i degës së AAK-së në Prizren, aktualisht zv/ministër në detyrë i Bujqësisë Bajram Kastrati, është kandidati i radhës i këtij subjekti...