9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Ia preku plisin, pastaj shqiptari e nokautoi. Flet boksieri Amarildo Bakaj

Po e preke në plis, të shkatërron.

 

Këtë guxoi ta bëjë Leo Tchula, duke ia hedhur në tokë plisin boksierit shqiptar Amarildo Bakaj, teksa u takuan sy më sy një ditë para duelit.

Me këtë inat, Bakaj vendosi sërish plisin në kokë dhe të nesërmen i dha një mësim të mirë gjermanit.

Në raundin e dytë, shqiptari nxori hak për plis, duke e nokautuar.

Pasi e rrahu, 23-vjeçari ia vuri kundërshtarit plisin në kokë, porse nuk pati reagim.

Vendin ia tregoi edhe boksierit serb Jahiq, i cili e kishte provokuar pothuajse në të njëjtën mënyrë. Pas dhjetëra grushteve që ia dha në bark, trajneri i serbit hodhi peshqirin, duke e dorëzuar luftën.

Amarildo Bakaj ka lindur në Lezhë, ndërsa jeton në Dortmund të Gjermanisë. Në boksin profesionist është i pamposhtur, garon në kategorinë gjysmë të rëndë dhe ka shtatë fitore, të gjitha i ka përfunduar para kohe.

Në videon më poshtë mund ta shihni videon dhe intervistën me boksierin shqiptar.

 

Më Shumë

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit