4.8 C
Prizren
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Kur do të dërgohet në Kuvend projektligji për TRUST-in?

Qeveria e Kosovës ka kohë deri të premten të japë një mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në rast se kjo nuk ndodh, projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Qeveria e Kosovës ka kohë deri të premten të japë një mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në rast se kjo nuk ndodh, projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Herën e parë dështoi një iniciativë e tillë dhe Qeveria ishte kundër miratimit të këtij Projektligji.

Ndryshim qëndrimi po pret iniciuesi i kësaj iniciative, Bekim Haxhiu.

“Kriza e ekonomike e cila ka shku duke u thellu bashkë me krizën energjetike do të duhej t’ia hapte sytë Qeverisë. Qeveria do të duhej me ndryshu qëndrim duke u bazu në ndryshimet që kanë ndodhë, prej momentit të parë e deri më tani, janë 161 milionë euro humbje e trustit”, tha ai.

Ai për Front Online thotë se do të duhej që të gjithë deputetët e VV-së ta mbështesin tërheqjen e Trustit.

“Jo disa deputetë por do të duhej që i gjithë grupi parlamentar i VV-së të mbështeste iniciativën për tërheqjen e TRUST-it, sepse është iniciativë  për qytetarët e cila ndihmon ata”, përfundoi duke thënë se nga javën e ardhshme pritet të dërgohet për votim në Kuvend.

Të njëjtën e pret edhe iniciuesi i mbledhjes së nënshkrimeve, Adnan Jashari.

Ai për Front Online tha se pret përgjigje pozitive pasi disa deputetë të VV-së kanë dalë pro tërheqjes.

“Po presim përgjigjen Qeverinë e Republikës së Kosovës, besoj që do të jap përgjigje pozitive për shkak që edhe disa deputetë të VV-së kanë dalë pro tërheqjes së kursimeve të Trustit”, deklaroi ai.

Jashari shpreson që mos të zvarritet, por të shkojë në Kuvend për votim ky Projektli.

“Deri më 22 tetor ka afat Qeveria të jap përgjigje pastaj Komisioni Parlamentar përkatës e dërgon në Kuvend dhe pastaj e caktojnë një datë për votim. Shpresojmë që edhe Komisioni të mos e zvarrit të jap një datë shpejtë”, u shpreh ai.

Për mendimin e ekzekutivit, Front Online ka pritur gjatë ditës përgjigje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet.

Sipas arsyetimit të tyre, kjo do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dërguar në Qeveri për mendim këtë projektligj, duke u bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është dorëzuar Kuvendit më 15 korrik.

Më Shumë

Lionel Messi ‘kërcënohet’ nga boksieri Canelo Alvarez

Canelo Alvarez, kampioni i shumëfishtë i botës në boks, ka kërcënuar në mënyrë sensacionale Lionel Messin pasi ka akuzuar futbollistin legjendar për mosrespektim të...

Kurti pranon kërkesën e ambasadorit Hovenier, shtyn vendimin për gjobitje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për shtyrjen e zbatimit të vendimit për gjobitjen e qytetarëve me...

Lajmet e Fundit