17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolognas në moshën 40 vjeç e 23 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ngjarje në Stadio Dall’Ara për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Davide Calabria dhe shënoi një autogol.

Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolognas me një goditje të mirë me të brendshmen e këmbës së djathtë.

Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A me 40 vjeç e 23 ditë mbi supe, përcjell Telegrafi.

Pietro Vierchowod ishte 40 vjeç e 47 ditë, legjendari Silvio Piola e gjeti rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordit mbetet Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.

Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit