0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

IKD: Projektligji i ri i amnistisë është si përpara

 

IKD-logoInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), vlerëson se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka adresuar problemet thelbësore që ndërlidhen me Projektligjin për Amnistinë. Gjashtë pikat e adresuara nga IKD nuk përfillen as në projektligjin e rishikuar. As ky projektligj nuk i përmbahet qëllimeve të caktuara politike. Kjo është pasojë e asaj se projektligji në fjalë prapë nuk i përmbahet principeve të përcaktuara në dokumente ndërkombëtare për zbatimin e amnistisë (raporti i komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut).

Projektligji i rishikuar përmban dështimet e njëjta me projektligjin i cili u debatua me 4 korrik 2013 në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku prapë nuk është përcaktuar data e fillimit, nuk është përcaktuar territori, nuk kemi argumentim të qëndrueshëm për veprat që do të amnistohen, mohohet e drejta për mjet efektiv ligjor, nuk janë specifikuar kategoritë e individëve, dhe nuk është bërë ndonjë kushtëzim që do e ndërlidhë këtë amnisti me të drejtën për të ditur të vërtetën, transmeton Koha.

IKD-projektligji ii amnistisëKëto janë elementet kryesore të cilat do i japin formë qëllimit dhe projektligjit në tërësi. Pa këto elemente, projektligji do të jetë i mangët dhe me qëllim të mjegulluar. Rrjedhimisht, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të kërkojnë përfshirjen e këtyre elementeve, përndryshe, projektligji më shumë do promovoj kriminalitetin në vend sesa integritetin territorial dhe integrimin e komunitetit serb në tri komunat në veri. Këto gjashtë elemente nuk do e kufizojnë aspak kërkesën e personave të cilët në mënyrë paqësore kanë bërë thirrje për rezistencë, mirëpo do i kufizoj vetëm përfitimet e personave të cilët kanë kryer krime ordinere.

Devijimet e këtij projektligji nuk i përgjigjen gjendjes në terren dhe zhvillimeve politike, por më shumë ndërlidhen me amnistinë e krimit ordiner në gjithë territorin e Republikës së Kosovës

 

Më Shumë

Posta e Kosovës promovon shërbimet në ekspozitën dimërore të zejtarëve në Prizren

Në Prizren është hapur sot “Ekspozita Dimërore e Zejtarëve”. Ekspozita është organizuar për herë të parë nga Oda e Ndërmarrësisë dhe Zejtarisë. Posta e Kosovës ka...

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të...

Lajmet e Fundit