21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Ilir Baldedaj kërkon shkarkimin e kryesusit të Prizrenit

Ish – Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj i cili vjen nga radhët e AAK-së ka reaguar pas prishjes së koalicionit në mes Nisma-s dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic.

Baldedaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka bërë ftesë PDK-së, AAK-së e Nismas që të bashkohen dhe ta shkarkojnë Kryesuesin e Asamblesë së komunës së Prizrenit.“Pas daljes së Nismës nga koalicioni në Prizren i ftoj të bashkohem PDK, AAK dhe NISMA që të shkarkohet Kryesuesi i Asamblesë sepse nuk e ka shumicën në Asamble!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, para pak minutash partia e Nismës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Prizrenit.Nisma ka akuzuar të parin e Prizrenit, Mytaher Haskuka lidhur me vendimin e tij për shkarkimin e drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj./Gazeta Blic.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit