5.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Meta: Përpjekjet për ta njollosur luftën e UÇK-së, të padrejta

IlirMeta-kryetar i kuvenditKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur në takim, homologun e tij shqiptar Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Krasniqi tha se me Metën bashkëbiseduan për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dy kuvendet, por që ka vend për të përmirësuar edhe më tej bashkëpunimin e tyre.

Ndërsa, Ilir Meta tha se është këtu për të shprehur vullnetin e tij për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet dy kuvendeve si një kusht për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy shteteve.

Meta tha se ai shpreh mbështetjen e vendit të tij për dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shpërbërjes së strukturave paralele dhe integrimin e tyre në jetën institucionale të Kosovës.

Krasniqi e Meta kanë komentuar edhe themelimin e një Tribunali të supozuar për krimet e luftës.

Me këtë rast Krasniqi tha se Kuvendi ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar për themelimin e këtij Tribunali.

Ndërsa, Meta tha se çdo përpjekje për të vënë në diskutim luftën e popullit të Kosovës dhe UÇK-së është i pa vend.

Ilir Meta sot po qëndron në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërri mbrëmë në Prishtinë, ndërsa sot ai do të nisë vizitën e tij zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë Meta do të takohet sot me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Meta do të bëjë homazhe pranë varrit të ish presidentit, Dr. Ibrahim Rugova dhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, do të vizitojë edhe familjen Jashari.

Në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë, Meta do të ketë takime me Isa Mustafën, kryetar i LDK-së, Ramush Haradinajn nga AAK, Albin Kurtin e VV-së, presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Meta në Kosovë do të zhvilloj një takim edhe me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit