2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Inaugurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Sot prej orës 09:00, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

Ditë më parë, qeveria mori vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit.

Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin, transmeton Kp.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Shoqatën “ITP Prizren” do ta bashkëdrejtojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës gjermane.

Pas inaugurimit të Parkut për Inovacion dhe Trajnim, Kurti i cili do të shoqërohet edhe nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të vizitojë edhe dy biznese lokale në zonën industriale.

Përkatësisht në Qumështoren Sharri rreth orës 10:15 dhe në kompaninë Proton Cable rreth orës 10:50

Më Shumë

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës...

Bashkimi mposht Trepçën në Mitrovicë

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Femrave, me rezultat 48:70 (15:20, 9:21, 12:19, 12:10), raporton PrizrenPress. Bashkimi shënon...

Lajmet e Fundit