11.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Indiferenca e sponsorëve ndaj festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Festivali-Zambaku i PrizrenitFestivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” mban sot (e shtune, 6 korrik) edicionin e 26 të tij. Në të do të marrrin pjesë 14 artistë ku do të konkurrojnë për të fituar cmimin e parë të dhënë nga juria dhe atë të publikut. Festivali do të prezantohet nga gazetari i abcnews Bledian Koka dhe dy bukorshet Ertemiona Mejdani dhe Emanuela Ndrecaj.

Për herë të parë ky festival prezantohet nga moderator të ardhur nga Shqipëria.

“Kemi synuar të bëjmë një festival si i ka hije. Edhe pse nuk kemi pasur asnjë sponsor serioz që të mbështes Festivalin ne do të arrijmë të ngrejmë “Zambakun e Prizrenit” aty ku e ka vendit”, shprehet producenti Bashkim Rakaj. Sipas tij për “Zambakun” nuk do t’ia dijë askujt. “Ata që e kanë organizuar më përpara kanë abuzuar shumë me emrin e Zambakut, duke marrë sponsor dhe nga ana tjetër duke mos bërë organizime super të dobëta”, nënvizon Rakaj.

Ai na tregon se nuk ka lënë gurë pa lëvizur duke kërkuar sponsor financiar për të mbështetur “Zambakun e Prizrenit”, por sipas tij kompanitë e fuqishme invistimin nëpër festivale e shohin pa interes.

Festivali “Zambaku i Prizrenit” do të mbahet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës pasi salla e Lumbardhit ku është mbajtur vitet e kaluara nuk përmbush as kushtet minimale për të organizuar Festival.

“Këtë vit të detyruar nga mosplotësimi i kushteve të “Kino Lumbardhit” jemi të detyruar ta organizojmë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha”, shprehet Rakaj, duke shtuar më tej, se për dy orë do të keni mundësinë të shijoni 14 këngë, të interpretuar nga artistë të ardhur nga Ulqini, Prishtina, Tirana, Peja, Gjakova, Ferizaji.

“Këngët janë krijime të kompozitorëve që i kanë dhënë muzikës qytetare shqiptare ndër hitet më të mira dhe na kanë bërë që ne të krenohemi për muzikën që kemi”, thotë Alma Lleshi organizatore e “Zambakut të Prizrenit”.

Ky edicion për herë të parë do të trasmetohet nga tre Televizione në tre shtetet shqiptare. Në Kosovë do të keni mundësi ta ndiqni përmes RadioTelevizionit të Kosovës. Në Shqipëri përmes Radio Televizionit Shqiptar dhe në Maqedoni përmes Alsatit M-së. Mbështetësit i këtij Festivali edhe këtë vit janë Kuvendi Komunal Prizren dhe Ministria e Kuturës Rinisë dhe Sporteve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Caralevë

Një aksident mes dy veturave në Caralevë, la të lënduar dy persona. Rastin për Klankosova.tv, e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e...

Limaj merr mbështetje të fuqishme në Prizren

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku është takuar me strukturat e partisë për të diskutuar koordinimin e aktiviteteve për...

Lajmet e Fundit