Insiston AAK’ja: S’e votojmë asnjë kandidat për president përveç Ramush Haradinajt

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se AAK nuk pajtohet që postin e presidentit ta marrë Vetëvendosja, dhe se kandidati i tyre për president është Ramush Haradinaj.

“Nuk pajtohemi me propozimin që posti i presidentit t’i mbetet LVV-së. Ne kemi kandidatin tonë për president dhe ai është Ramush Haradinaj”.

“Duhet të bëhet tash procesi i zgjedhjes së presidentit. Ne kemi nevoje për proces të negociatave dhe vendimmarrjes. Ky proces duhet të përkojë me pozicionin e secilës parti politike, pozicioni jonë është transparent edhe partitë tjera duhet t’i shprehin pozicionet e tyre në pjesëmarrjen qeverisëse”.

Selimi ka thënë se AAK nuk ka vota për ndonjë president tjetër pos Ramush Haradinajt.

“Ne duhet të tregojmë bindjen tonë pse kandidati ynë duhet të jetë president. 14 votat e grupit të AAK-së janë vota që mbështesin vetëm Ramush Haradinajn”, ka thënë Selimi.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit